Siç tha Escobar në konferencën për media me Kurtin, Kosova duhet të kuptojë implikimet rajonale që vijnë me pozicionimin e saj.

Nëse palët refuzojnë të bien dakord për një skenar të mëtejshëm dhe refuzojnë të nisin një rrugë konkrete drejt fazës së fundit të pajtimit përfundimtar, përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë parashikuar një skenar alternativ, ku do ta merrnin procesin tërësisht në duart e tyre.

Sipas Escobar-it fokusi duhet të jetë në gjërat më të mëdha, e jo te targat dhe kartat e identitetit.

Ai pretendon se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës është çështje javësh, jo vitesh dhe këtë e ka dëgjuar nga kolegët evropianë.