Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës doli me një tjetër njoftim brenda një kohë të shkurtër këtë të premte, duke saktësuar se udhëtimet me Italinë dhe anasjelltas rinisin në orën 15:00 të ditës së sotme.
Më herët pak pas mesdite, përmes një njoftimi në faqen e vet në facebook, TIA bënte me dije se udhëtimet drejt Italisë dhe anasjelltas ishin anuluar për këtë të premte për shkak të një greve që po organizohej në Itali nga punonjësit e transportit ajror.