Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit zhvillohet nën hijen e problematikës së refugjatëve me të cilët po përballet aktualisht Gjermania dhe BE.

Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Berlin nën hijen e problematikës së refugjatëve që po hyjnë çdo ditë në Gjermani, shumë prej të cilëve nga itinerari i Ballkanit. Ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, së cilës iu desh të largohej para kohe për shkak të një zjarri të rënë në një strehimore refugjatësh nga Ukraina, tha se duhet “ta mbajmë nën kontroll migracionin e parregullt”. Ajo tha se ai nuk duhet t’u marrë hapësirën njerëzve që vërtet kanë nevojë në këtë kohë për një strehë në Gjermani dhe BE. Në konferencën e Ballkanit Perëndimor morën pjesë 17 vendet e asociuura në Procesine  Berlinit, si edhe ministri i brendshëm i Çekisë, si kreyetare e radhës së BE-së dhe komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.