Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për këtë të martë në orën 11:00, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në bazë të vendimit të Kryesisë të mbledhjes së kaluar, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 27 tetor 2022, në orën 10:00.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në këtë seancë deputetët pritet të votojnë në parim Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. Në lexim të dytë ndërkaq, pritet të votohet Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës.