Disa studime kanë treguar se përkëdhelja e një qeni mund të zvogëlojë stresin, një i ri sugjeron se përkëdhelja e një qeni është e mirë për trurin edhe në mënyra të tjera.

Gjatë studimit, pjesëmarrësit u mblodhën rreth një qeni ndërsa ishin nën skaner. Studiuesit zbuluan se kishte një rritje më të fortë në aktivitetin e trurit kur qeni ishte afër. Ky studim tregon se sa të mrekullueshme janë në të vërtetë kafshët, sepse ato mund të rrisin aktivitetin kognitiv dhe emocional në trurin e njeriut.

Edhe pse pronarët e kafshëve shtëpiake tashmë e dinë se sa e mrekullueshme është të përkëdhelësh një qen, është mirë të dimë se aspektet pozitive të një marrëdhënieje me një qen janë të pafundme – ashtu si dashuria e tyre për ne./abcnews.al