Vetë japonezët zbuluan se sekreti i jetëgjatësisë së tyre qëndron pikërisht te mishi! Rezulton se shumë njëqindvjeçarë e duan këtë ushqim dhe e hanë rregullisht!

Sipas psikiatrit japonez Hideki Wada, mishi zgjat jetën sepse kontribuon në rritjen e prodhimit të serotoninës, pra hormonit të lumturisë. Falë kësaj gëzimi dhe humori të mirë, të moshuarit kanë dëshirë për të jetuar aktivisht, ndaj ecin shumë, shoqërohen me miqtë dhe të afërmit dhe të gjithë këta janë faktorë që ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetës.

Mjeku mohoi gjithashtu pretendimin se një dietë e bazuar në barishte, perime dhe fruta ndikon në jetëgjatësinë. Rezulton se kjo nuk është aspak e vërtetë. Në fakt, një në pesë japonezë vuan nga mungesa e proteinave. Përfundimi është se mishi duhet të jetë pjesë përbërëse e dietës së çdo personi, thotë doktori.