I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka bërë sërish thirrje autoriteteve në Prishtinë, që të pranojnë kërkesën për të shtyrë për 10 muaj afatin për targat.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai u pyet se a kanë marrë ndonjë përgjigje nga autoritetet kosovare lidhur me këtë kërkesë. Escobar tha se ende nuk ka marrë një përgjigje.

Megjithatë, Escobar tha se shpreson që autoritetet kosovarë ta shtyjnë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.