Sundimi i ligjit në Shqipëria është përkeqësuar përgjatë vitit 2022. Sipas indeksit global, vendi ynë ka zbritur me 3 pikë dhe problemet më të mëdha është rritja e nivelit të korrupsionit dhe mungesa e transparencës së qeverisë. Ndërkohë në krahasim me rajonin, Shqipëria renditet në vendin 9, shumë larg Kosovës, e cila renditet në vendin e dytë, duke u cilësuar si shteti me sundimin me të lartë në rajon.
Sipas raportit është përkeqësuar siguria dhe niveli i korrupsionit në vend. Këtë viti vendi ynë ka zbritur në vendin e 87 ndërsa në vitin 2021 ishte në vendin 84.
Ndërsa në rang rajonit, sundimi i ligjit në Shqipëri listohet në vendin e 9 nga 14 shtete, shumë larg Kosovës, e cila renditet në vendin e dytë, duke treguar se ka shkallën më të lartë të sundimit të ligjit në rajon.