Gjermania ka paralajmëruar Serbinë kundër “kultivimit” të lidhjeve më të thella me Rusinë, duke thënë se Beogradi mund të pengojë përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Dy ditë para samitit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman, i cili synon të forcojë marrëdhëniet me gjashtë vendet e rajonit, zyrtari i lartë tha se Beogradi duhet të vendosë në anën e kujt do të ishte: të Moskës apo të BE-së?!
“Marrëdhënia me Serbinë është komplekse — ka dritë dhe hije, Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë janë sigurisht pjesë e hijeve”- thuhet në deklaratë të qeverisë gjermane.