“Përsëritje e të njëjtave gabime”, kështu e ka konsideruar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku marrëveshjen e firmosur mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Gjatë një interviste për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Tabaku tha se vazhdimisht bëhen të njëjtat marrëveshje, duke theksuar se ajo që i nevojitet PD është që të zgjerojë grupin e njerëzve që i drejtohet.
Sipas deputetes, prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që partia ka dhe përtej asaj që aleatët kanë.
“Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra, duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë”, u shpreh Tabaku mes të tjerash./gazetatema