Policia e Kosovës ka njoftuar se pёr njё muaj janë realizuar 97 urdhëresa e urdhërarreste të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore.

Njësite relevante pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë nё vazhdimësi do tё realizojnë urdhëresat e lëshuara nga gjykatat kompetente, thuhet në komunikatë.