Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar me armë zjarri.

Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj automjetit që po transportonte ish-kryeministrin pakistanez, duke e plagosur lehtë atë disa nga mbështetësit e tij, tha një udhëheqës i lartë nga partia e tij.

Zyrtari i partisë, Asad Umar, tha se Khan është plagosur në këmbë dhe nuk është lënduar rëndë.

“Ai po dërgohet në një spital në Lahore, por nuk është plagosur rëndë. Një plumb e goditi në këmbë”, u tha Umar gazetarëve.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Qeveria pakistaneze ka urdhëruar një hetim për incidentin.

Ende nuk dihet identiteti i personit që qëlloi Khanin, por ai u arrestua në vendngjarje.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të shtënat.