Ecjet në gjumë janë shumë të zakonshme dhe shpesh trashëgohen në familje. Ashtu si trembjet gjatë natës, ecjet në gjumë ndodhin në një të tretën e parë të natës kur fëmija është në gjumë të thellë. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të kuptohet nëse ai po ecën vërtet në gjumë apo është zgjuar dhe po vjen rrotull nëpër shtëpi.

Nëse nuk jeni të sigurt shihni se çfarë po bëjnë: ata që ecin në gjumë bëjnë vetëm gjëra të thjeshta, kështu që nëse po bën një varg veprimesh komplekse ndoshta nuk është duke ecur në gjumë.

Mirëpo, nëse jeni të sigurt se fëmija juaj është në gjumë gjatë këtyre ecejakeve të natës, është e rëndësishme që të mos përpiqeni që ta zgjoni.

Në vend të kësaj, drejtojeni ngadalë drejt shtratit mbulojeni dhe i thoni shprehjen e veçantë që i thoni para gjumit, nëse keni një të tillë. /Shneta