Duke u ndalur te primaret, kreu i PD Sali Berisha ka ftuar çdo demokrat që të bashkohet me trenin e fitores pasi kjo fushatë do të jetë më fitimtarja në historinë e Partisë Demokratike.
Sipas Berishës, ne jemi parti e mendimit ndryshe, pasi çdo njeri do të ketë të drejtë të mbajë mendimin e tij, të kritikojë kryetarin, por në disa parime themelore ne do të jemi një
Pjese nga deklarata:
Ne vendosëm primaret. Do jetë vota juaj dhe ky është kthimi i dinjitetit, kthimi i besimit tek anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Nuk është më kryetari, kryesia, jo, do të jeni ju. Pse e bëmë këtë? Sepse kjo është rruga e vetme që kjo parti të ecë drejt fitores, që të jetë vërtetë demokratike. Kjo parti të shohë me besim të madh në të ardhmen e saj, përndryshe ajo kaloi nga disfata në disfatë, nuk meritonte të vazhdonte më tutje jetën. Por ju e rithemeluat.
Treni nuk mund të ndalet. Treni ynë është nisur drejt fitores. Nuk ka të ndalur. Për çdo demokrat dhe demokrate ka vend në vagonët e tij, por ai nuk ndalet, nuk e ndalon dot Edi Rama, nuk e ndalon dot asnjë forcë kombëtare e ndërkombëtare, ne besojmë te liria, te interesi kombëtar. Kjo fushatë elektorale do të jetë më e bukura, më e lira, më fitimtarja në historinë e PD.