Sipas nje studimi ne 13 vende të botës, që nga Italia deri në Australi, që nga Kanadaja deri në SHBA, është marrë në konsideratë mendimi i 11 mijë të punësuarve.

Pjesa më e madhe, ose 60% thone se janë me fat që ka prindër me aftësi profesionale të cilat mund të jenë të dobishme, por në të njëjtën kohë ankohen se prindërit nuk i ndajnë ato mjaftueshëm mes njëri-tjetrit.

35% e prindërve të marrë nën vëzhgim, kanë deklaruar se janë në gjendje që t’i transferojnë fëmijëve të tyre kompetenca si “problem zgjidhës”, (44%) për këmbëngulje, (39%) integritet dhe menaxhim të kohës (37%).

Gjysma e të punësuarve italian pranon se prindërit e tyre kanë pasur ndikim thelbësor në zgjedhjen e profesionit të tyre (ekzaktësisht 54%).

Përsa i përket zgjedhjes, fëmijët meshkuj e kanë parë të arsyeshme që të mbështeten te baballarët, ndërsa femrat më pranë kanë pasur mamatë e tyre.