Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë një takimi me ministren e Olta Xhaçka, ambasadorja ka dhënë një mesazh për rolin e grave në botë për paqen dhe stabilitetin. Ndër të tjera, ajo pohoi se për çdo rast dhune dhe tmerri ndaj grave dhe vajzave në Ukrainë gjatë luftës do të ketë llogari dhënie.

“Në Ukrainë kemi parë tmerret e forcave ruse kundër vajzave dhe grave. OKB ka evidentuar qindra raste të përdhunimit. Mos u gaboni, kjo është strategji ushtarake, forcat ruse po përdorin këtë armë si mjet lufte. Do ketë llogaridhënie.

Çdo paqe e qëndrueshme kërkon drejtësi, përpiqem t’ju kujtojë kolegëve të mi se gratë nuk janë viktima pasive, por ato kanë identitet. Gratë në Iran po përballen me guxim përballë një regjimi për të drejtat e tyre. Gratë iraniane kanë frymëzuar botën me guximin dhe forcën e tyre. Gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes.