Ajri i ndotur shkakton që gjithsecilit t’i zvogëlohet niveli i edukimit për një vit. Ky efekt është më i keq për të moshuarit, posaçërisht për ata mbi 64 vjet, për meshkujt, dhe për ata që kanë më pak edukim të kryer”, kanë treguar shkencëtarët.

Sipas tyre, arsyeja se përse ajri i ndotur mund të ndikojë në inteligjencë ka të bëjë me faktin se nivelet e larta të ndotjes ndërlidhen me stres oksidativ, neuroinflamacion dhe neurodegjenerim.

Thënë më thjesht, ekspozimi në ndotje të ajrit e dobëson funksionin tonë kognitiv.