Tregu Botëror i Udhëtimit (WTM) Londër ka zbuluar përmes një prej sondazheve të tij më të fundit se Norvegjia shihet si destinacioni më i qëndrueshëm.
Sipas WTM London, 15 për qind e operatorëve turistikë të cilët u pyetën se cilin destinacion e perceptojnë si model për qëndrueshmëri dhe përgjegjësi zgjodhën Norvegjinë, raporton SchengenVisaInfo.com.
14 për qind e tyre zgjodhën Kosta Rikën dhe thanë se e shohin atë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Duke komentuar shifrat, WTM London e përshkroi Norvegjinë si një destinacion gjatë gjithë vitit për adhuruesit e natyrës dhe aventurave, i cili përfshin qëndrueshmërinë në jetën e përditshme të kombit.
Energjia në Norvegji mundësohet kryesisht nga hidrocentralet dhe vendi ka një rrjet të qëndrueshëm transporti.
Besohet se duke qenë se udhëtarët e perceptojnë Norvegjinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, numri i vizitorëve vazhdon të mbetet i lartë. Të dhënat e siguruara nga Statistikat e Norvegjisë tregojnë se numri i netëve të kaluara në vend në shtator është rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.