Banorët e fshatit Bërxullë të Tiranës prej disa ditësh janë në protestë,  duke denoncuar sipas tyre grabitjen që u bëhet tokave ku kalon rruga e re Thumanë-Kashar e dhënë tashmë me koncesion.

Pas protestës në fshat ku u përpoqën të bllokonin rrugën që të çon në Rinas duke mos lejuar hyrjen e fadromave, sot ata janë mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata janë shprehur se janë pro ndërtimit të rrugës së re, por tokat e tyre të shpronësohen sipas tregut dhe të bëhet transparencë për projektin.