Eurostat tregon se 35.8% e familjeve shqiptare gjatë vitit 2021 nuk kanë aksesin e duhur në produktet energjetike.

Kjo do të thotë se gati 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit.

Shqipëria ia tejkalon edhe vendeve të rajonit, ndërsa lë pas edhe Turqinë apo Greqinë. Mesatarja e Bashkimit Europian  për numrin e familjeve që ndodhen në varfëri energjetike është 6.9%, ndërsa Shqipëria është 30% mbi mesataren.