Pas rreth dy orë e gjysmë tubim, ka përfunduar protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës, ku morëm pjesë mijëra qytetarë.
Secili nga selitë e tyre, Sali Berisha dhe Ilir Meta iu drejtuan protestuesve për t’u bashkuar në bulevardin dëshmorët e Kombit.
I pari që la selinë blu ishte ish kryeministri Berisha, i cili ndryshe nga herët e tjera, fjalimet politike nuk i bëri për mediat, po la t’i drejtohet protestuesve nga podium i vendosur para kryeministrisë.
Sakaq aleati i tij në opozitë, e konsideroi këtë një ditë të jashtëzakonshme, ndërsa foli për një protestë paqësore.
Protesta u mbajt para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa policia ka kaluar në gatishmëri. Megjithatë, në fund pati disa incidente nga qytetarët të cilët thyen kordonin e policisë dhe tentuan të futeshin në godinën e kryeministrisë./topchannel