Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin tetor 2022.

ASK njofton se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin shtator 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3.5%); këpucë (3.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.9%); qumësht, djathë dhe vezë (2.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.5%); pije alkoolike (2.3%); kujdes personal (1.7%); veshje (1.1%); mish (1.0%); bukë dhe drithëra (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK.