Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Elbasanit, Edlira Bako. Ky vendim u mor ditën e sotme nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.
Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokurore e inspektore pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në vitin 2014, Bako është emëruar në krye të Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe prej vitit 2019, e ushtron funksionin si prokurore e Prokurorisë së Rrethit Elbasan.