Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar se do të garojë në primare për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet vendore 2023.

Ai u shpreh në një pronocim për mediet se  PD është e vendosur që të vijojë me organizimin e primareve, por edhe vijimin e protestave që sipas tij do jenë më të mëdha e më të ashpra.

Bëhet me dije se Boçi është propozuar nga strukturat e PD në Elbasan dhe deputeti duket se ka rënë dakord për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestave që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra. Dua të ndaj përgjiegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konisderoj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore”, tha deputeti Boçi./newsbomb