Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar. Nëse shqetësoheni për shijen apo aromën, këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet Shendëtësore Të Lëngut Të Qepës Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë) dhe më pas të pasurohet me produkte të tjera.

Lëngu i Qepës Për Pastrim Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.