Demokratët kërkojnë hetim parlamentar për projektin e portin të ri të Durrësit. Paralelisht me betejën ligjore Sali Berisha paralajmëroi edhe betejë në rrugë.
Nga deklarata e Sali Brishes:
Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshëm të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese. Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme.
Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo. Vetë kompania Rama-Alabar investon gjithsej 2-3 % më së shumti. Ndërtohet për pasunarët e qeveritarëve marina bej, dhe sikur të ishin skllevër shqiptarët paguajnë 2 miliardë euro për portin tjetër. U vidhen 1 milionë metra katror tokë dhe marrin 200 mijë euro në vit si fitim. Kurse Rama, Olsi dhe Kërriçet e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës.