Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë.

Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë.

Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve. Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, zakonisht shfaqen në një grup.

Disa shkaktarët mund të jenë:

  • Stresi,
  • Ndonjë sëmundje e pranishme,
  • Lodhja,
  • Ushqime të caktuara,
  • Ndryshimet hormonale,
  • Lëndimi (veçanërisht ai pranë gojës),
  • Infeksionet,
  • Reagimet alergjike,
  • Ekspozimi i tepërt në diell.

Si mund t’i trajtoni këto plagë?

Plagët shpesh largohen vetë brenda pak javësh, por nëse dëshironi të lehtësoni simptomat tuaja, sugjerohet të ndërmerrni disa hapa si më poshtë.

Merrni një ilaç antiviral

Meqenëse plagët shkaktohen nga një virus, ju mund të merrni ilaçe antivirale për t’i trajtuar ato. Ekzistojnë disa kremëra ose ilaçe, të cilat janë mjaft efektive në përshpejtimin e kohës së shërimit. Mjafton të konsultoheni me mjekun për të marrë rekomandimin e duhur.