Banorët e Divjakës kanë protestuar dje përsëri kundër vendosjes së traut. Dhe pas konfrontimit me forcat e policisë e kanë shkulur traun, por pa e zhvendosur.
Pas heqjes së traut situata është qetësuar. Trau u vendos dy ditë më parë nga kompania e cila kishte marrë të drejtën për mbledhjen e tarifës. Policia ka qëndruar në vend për të ruajtur rendin, por nuk ka pasur persona të shoqëruar.
Momentet e tensionit të situatës kanë zgjatur për pak kohë, teksa banorët kundërshtojnë vendimin për vendosjen e tarifës.
Vendimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vendosjen e një trau elektronik dhe bërja me pagesë për turistët dhe vizitorët, hyrja në parkun kombëtar të Divjakës ka nxitur reagimin e banorëve të zonës.