Sot vazhdoi protesta kundër traut nga banorët e Divjakës. Protesta kundër traut në parkun kombëtar të Divjakës është tensionuar këtë të premte, ku banorët janë përplasur me policinë.

Ata thyen xhamat e kabinës, në të cilën ishte planifikuar që të mblidhej pagesa që do të kryenin banorët për të hyrë në parkun kombëtar të Divjakë-Karavastasë.

Ky vendim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nuk kundërshtohet vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga vetë bashkia.

Për të shkuar në plazhin e Divjakës, rruga që duhet të përshkruash është një e vetme, për te cilën Ministria e Turizmit do t’i detyrojë vendasit të paguajnë para për të hyrë në plazhin publik.