Eco Tirana i ka marre paratë për shërbimin e pastrimit por kontrata nuk zbatohet. Marrëveshja me bashkinë e Tiranës është në fuqi prej 6 vitesh, ndërsa ndarja e mbetjeve urbane ne burim nuk ndodh. Edhe pse koshat janë vendosur neper rruge, makina e grumbullimit i ngarkon te gjitha pa kryer diferencimin.
Në vitin 2016 Bashkia Tiranë lidhi një kontratë shërbimi me kompaninë Eco Tirana për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet.
Kontrata me një afat 25 vjeçar, synon që të zgjidhte problemin e mbetjeve në kryeqytet, duke i dhënë të drejtën ekskluzive kompanisë Eco Tirana për shërbimin e pastrimit.
Bazuar në kontratën kompania do të pastrojë qytetin do të bëjë diferencimin e mbetjeve në burim.
Mjafton një vëzhgim për të kuptuar se kjo kontratë nuk po zbatohet.
Jemi në rrugën Aleksandër Moisiu në të tre kazanët është e përcaktuar qartë se çfarë duhet të hidhet./oranews