Sipas informacioneve të raportuara nga bashkia Shkodër, deri në orën 14:00 të ditës së sotme, 21 nëntor, në këtë bashki janë 2585 hektarë tokë nën ujë.

Ndërkohë janë 36 familje të evakuara, gjithsej 159 persona, ndërsa në 515 banesa ka prezencë uji në oborre dhe në brendësi të tyre.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon kuotën 7.57 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m).