Kryetari Sali Berisha, ditën e sotme ka mbledhur kryesine e Partisë Demokratikemes ku mes të tjerash u shpreh se Primaret janë kthyer në pasaportën e ndryshimeve të thelbësore në parti dhe se duhet bërë gjithçka për suksesin e procesit.

“Kjo mbledhje ka dy çështje madhore, ka vazhdim miratimin na vazhdim të kandidaturave në primare në bashkitë e mbetura pa miratuar dhe do të diskutojë rreth aksionit opozitar në tërësi. Primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, palcor të PD.

Kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, tek respekti i individit, anëtarit dhe mbështetësit të PD.

Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Pas ndryshimeve të thella dhe një cikël të paprecedentë brenda partisë.

Ndryshimi realizohet vetëm me vepra, me hapa konkrete. Në këtë kontekst ne pas miratimit të rregullat e Kushtetutës tonë, kalojmë në zgjedhjen me anëtarë e simpatizantë të qeveritarëve vendorë.

Kjo përbën pa diskutim ndryshimin më të madh të kësaj force politike në 30 vite dhe hapjen e partisë institucionale, më të madhen në tërë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale më e rëndësishme e kësaj hapje. Sot kemi mbi 200 kandidatura të cilat vijnë nga PD, nga shoqëri civile, nga bota akademike dhe diaspora e emigracioni./ballkanweb