Aspekti shëndetsor i kësaj diete bazohet në dy faktorë: sasinë dhe llojin e produkteve të detit por edhe cilësinë e ushqimeve të tjera të përfshira në të.

Kjo dietë ofron padyshim burime të shkëlqyera të proteinës dhe acideve yndyrore omega-3, të cilat luftojnë inflamacionin dhe mbështesin shëndetin e trurit, syve, lëkurës, zemrës dhe muskujve.

Njerëzit kanë nevojë për 0.8 gramë protein për çdo kilogramë të peshës trupore dhe ndonëse kjo sasi është e vështirë të arrihet vetëm nga burime bimore, peshqit ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të saj.

Studimet të cilave u referohet ka zbuluar se gratë që zbatojnë këtë dietë shtojnë 1.1 kilogramë më pak në peshë në krahasim me gratë që konsumojnë mish.

Studime të tjera kanë zbuluar se kjo dietë ul rrezikun e diabetit me 4.8 përqind dhe të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 22%.

Përveç proteinës dhe acideve yndyrore, produktet e detit ofrojnë shumë ushqyes të tjerë të rëndësishëm.

Për shembull, gocat e detit janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminën B12, zink dhe selenium.

Vetëm një syresh plotëson 133% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12 dhe 55% të dozës ditore të zinkut dhe seleniumit.

Një sasi prej 85 gramë merluc ofron 19 gramë proteinë por edhe fosfor, niacinë dhe vitaminat B6 dhe B12

Kjo dietë është përgjithësisht e shëndetshme, nëse nuk merr në konsideratë faktin se peshqit e thellësive dhe kryesisht ato të oqeaneve përmbajnë sasi merkuri që mund të bëhen toksike./AgroWeb