Prania e Ivica Daçiç ka bërë që e mbijetuara e dhunës seksuale nga Kosova ta lërë sallën ku po diskutohej për parandalimin e dhunës seksuale.

Në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë nuk mbajti përgjegjësi për krimet e kryera që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Shyrete Tahiri Sulimani deklaron se:

“Unë jam e ftuar si e mbijetuar e luftës nga Kosova. Kështu që dje në panel unë e pash ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe u largova nga salla. Sepse nuk e ndjeva veten rehat dhe mirë. Kështu që ekipi është marrë me këtë çështje dhe shpresoj që të mos kemi situata të tjera”.

Tahiri Sulimani shpreson që të mbijetuarat mos të përballen më me përgjegjës të këtyre krimeve.

“Unë kisha propozuar që herave të tjera me qenë më vigjilent dhe të jemi më të sigurt se si ndjehen të mbijetuarat dhe prezenca e këtyre nuk është e këndshme, kështu që shpresoj që herave tjera nuk do të ketë këso incidente”, shton ajo./kosovapress