Ka filluar takimi i thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, pas rastit të fundit tragjik, ku 35 vjeçarja shtatzënë u vra nga ish-burri i saj, Sokol Halili, i cili sot vrau veten.

Prezent është parë kryeministri Albin Kurti si dhe krerët e tjerë të institucioneve të drejtësisë e përfaqësues të shoqërisë civile. Nga ky takim synohet të gjendet një rrugëzgjidhje për parandalimin e vrasjeve ndaj grave. /Reporteri.net