Një person në Gjakovë eshtë arrestuar të shtunën në mbrëmje, pasi ai kishte postuar në rrjete sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

I dyshuari është kontaktuar nga Policia dhe pasi ka dorëzuar armën ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, ka njoftuar Policia e Kosovës.