- Bileta udhëtimi
Mburrja online rreth udhëtimit tuaj të ardhshëm mund të duket e padëmshme, por bërja e një fotoje të biletës tuaj të udhëtimit me të dhënat tuaja është përfundimisht e rrezikshme.
Sigurisht, shokët tuaj tashmë e njohin emrin tuaj dhe mund ta dinë edhe destinacionin tuaj, por sipas Brian Krebs, i specializuar në tregimet hetimore mbi krimin kibernetik dhe sigurinë kompjuterike, të dhënat e tjera tuajat personale janë në rrezik.
Të dhënat tuaja si pasagjer mund të rrezikohen me një postim social. Me pak dinakëri, hakerët mund të aksesojnë në numrin e telefonit, datën e lindjes, dhe madje edhe të dhënat e pasaportës.
2. Paratë
Postimi i fotove të kartave e kreditit dhe tufave me para është vetëm një motiv për të kërkuar probleme.
Përveçse të treguarit se nuk keni aspak shije dhe maturi, duke bërë kështu, rritni shanset për t’ju plaçkitur. Gjithashtu shmangni plotësisht fotot (ose shkrepjet) që japin informacion financiar siç është emri i bankës suaj.
3. Çertifikatë lindje
Postimi i informacioneve identifikuese në imediat sociale është e barabartë me humbjen e identitetit ose dhënien e tij.
Ndërsa një fotografi e certifikatës së lindjes të foshnjës suaj mund të duket si një lajmërim i ngrohtë nga zemra për një ndryshim të madh që ka ndodhur në jetën tuaj, ai mund ta vendosë fëmijën tuaj në rrezik ndaj vjedhësve të identitetit.
Sipas ekspertëve, duke lejuar që ky dokument qeveritar të bjerë në duart e një të huaji mund të sjellë dëmtime të përhershme.