Krerët e shtetit të Kosovës nënshkruan sot kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca firmosën dokumentin i cili do t’i dorëzohet Republikës Çeke e cila mban aktualisht presidencën e Bashkimit Europian. Osmani tha se kjo është një ditë historike.

Kosova pritet të ketë një rrugë jo të lehtë drejt përmbushjes së detyrave të Bashkimit Europian, njëra ndër të cilat është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.