Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arbër Kola, 30 vjeç, banues në Tranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Procedohet në gjendje të lirë motra e tij, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike që 30-vjeçari e mbante në banesë.

Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza me rreth 250 qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.