Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se politika e vjetër e Beogradit po krijon tensione në veri të Kosovës.

Sipas tij, aktet e Serbisë minojnë vlerat e bashkëjetesës ndëretnike dhe bashkëpunimin rajonal.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se dialogu është e vetmja rrugë që normalizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Postimi i Ilir Metës:

Politika e vjetër dhe hegjemoniste e Beogradit po krijon tensione të panevojshme në Veri të Kosovës, duke minuar vlerat e bashkëjetesës ndëretnike dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal. Dialogu, e vetmja rrugë që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve dhe përshpejton integrimin europian.