Qytetarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para ambasadës së Serbisë në Tiranë në mbështetje të Kosovës, pas tensioneve në veri të vendit me Serbinë. Me pankarta nëpër duar qytetarët kërkojnë zgjedhje për Kosovën.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit vazhdojnë të mbajnë rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut prej shtatë ditësh të bllokuara.

Serbët lokalë raportohet se kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë krejt afër fshatit Çabër në drejtim të Zubin Potokut, ku kanë vendosur dy kamionë.