Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas dënimit me 26 vjet burgim të Salih Mustafës nga ana e Gjykatës Speciale. 

Klinaku e ka quajtur vendim të padrejtë verdiktin e sotëm të Speciales, derisa ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme.

Klinaku shkruan: Gjykatë që bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit.
Gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, ndërsa ata pseudoprokurorë e pseudogjykatës të kërkojnë pra më shumë mjete financiare për të vepruar edhe për shumë vite, sepse ne nuk do të fshehemi asnjëherë nga populli jonë dhe me këto politikat ndërkombëtare kurrsesi nuk do të pajtohen palët, e për çdo rast ne bëjmë përsëri luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme, e ata pastaj të na dënojnë vetëm në emër të popullit serb”.