Këto çekuilibrime kanë më shumë gjasa të ndodhin tek gratë sesa tek burrat dhe ndërsa dietat, shtatzënia dhe medikamentet mund të prishin hormonet, stresi është gjithashtu një shkaktar i madh.

Stresi nuk është domosdoshmërish i lidhur me punën, gjithashtu mund ta shkaktojë një marrëdhënie problematike ose fakti që bëni pak pushime.

Ndjenja e mbingarkesës, zemërimit, nervozizmit dhe shqetësimit, si dhe lodhja dhe humori i keq, të gjitha mund të jenë shenja se jeni duke përjetuar stres.

Çekuilibrimi i hormoneve të shkaktuara nga stresi mund të çojnë në probleme të tilla si shtimi i peshës dhe humbja e periodave.

Mjekia Sarah Brewer ka shpjeguar se për të ulur nivelin e stresit duhet ti kushtoni më shumë rëndësi vetes suaj dhe të relaksoheni më shumë.

Kjo nënkupton që s’duhet të qëndroni shumë para ekraneve, dhe duhet të bëni më shumë pushim gjatë ditës duke konsumuar një filxhan çaj ose duke bërë shëtitje.

“Identifikoni se çfarë ju shkakton stres duke mbajtur dhe analizuar një ditar stresi”, thotë mjekia.

Ajo shton se ndryshimi i mënyrës se si i shihni ngjarjet stresuese është gjithashtu i dobishëm: “Nëse besoni se mund të përballeni me një situatë stresuese, ka të ngjarë të keni sukses. Nëse mendoni se do të dështoni para se të filloni, kjo zakonisht bëhet një profeci vetë-përmbushëse. Shikoni sfidat si një mundësi dhe jo si një kërcënim.

Dhe nëse dështoni, mirëpritni mundësinë për të mësuar nga gabimet tuaja. Gjithçka ka të bëjë me marrjen e kontrollit.”

Mënyra të tjera për të ulur stresin dhe për të rikthyer hormonet tuaja në kontroll përfshijnë një dietë të shëndetshme.

“Ndiqni një dietë të pasur me fibra dhe ushqime, fruta, perime e sallata, si edhe ulni nivelin e kripës dhe sheqerit”, tha Brewer.

Duhet të kufizoni konsumimin e alkoolit dhe duhet të pini vetëm një ose dy pije me kafeinë në ditë.

Pini edhe mjaft ujë, më shumë se dy litra në ditë, pasi dehidratimi largon simptomat e stresit të lodhjes, dhimbjes së kokës dhe përqendrimit të dobët.

Plus, bëni ushtrime fizike. “Një ecje e shpejtë ndihmon në neutralizimin e efekteve të hormoneve të stresit. Do të ndiheni të rifreskuar, më pak të tensionuar dhe do të punoni më me efikasitet si rezultat,” shpjegon Dr Brewer.