Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun grek, Nikos Dendias, kanë mbajtur konferencë për media.
Dendias tha se është e rëndësishme që në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohen marrëveshjet që janë arritur deri më tani dhe të mos ketë përshkallëzim të situatës.
“Siç kemi biseduar, e mbështesim diskutimin Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme”, ka deklaruar Dendias, duke shtuar se duhet të zbatohen marrëveshjet nga të dyja palët.
Ai shtoi se BE-ja është destinacioni i fundit për gjithë Ballkanin Perëndimor, andaj tha se duhet shtyrë bashkëpunimin në aspekt të stabilitetit dhe prosperitetit.