Një shkollë në Turqinë perëndimore, ku shkojnë 19 nxënës, është bërë një vend i sigurt për rreth 30 mace, pasi edhe ato ndjekin mësimet, lëvizin lirshëm nëpër ambientet e saj dhe luajnë me fëmijët gjatë pushimeve.

Alatza, Logia, Getse, Gunes, Uzum, Toshiba dhe Pantheras janë emrat e disa prej tyre. Nxënësit ndajnë klasën e tyre me macet në ndërtesën njëkatëshe ku është vendosur shkolla fillore Antagoure.

Shkolla, e vendosur në një rreth të Beydag të provincës së Izmirit, kishte një depo të zbrazët që tani përdoret si strehë për macet.

Mësuesja Evrim Mutluai, e cila prej rreth 16 vitesh jep mësim, e ktheu magazinë në një shtëpi komode për macet si pjesë e projektit të saj “Shkolla me putra”, që synon të rrisë interesin e nxënësve për lëndët shkollore.