Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës. Selia blu bën me dije se komisioni hetimor do të verifikojë ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit Edi Rama nga data 10 Shtatori i vitit 2013 deri në datë 31 Tetor të vitit 2022.
Sipas PD, Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me “charter”. Pak kohë më parë opozita denoncoi udhëtimet e kreut të qeverisë, të cilin e akuzoi se ka shpërdoruar fondet dhe paratë publike./klan News