Aplikacionet që dalin jashtë funksionit
Ndonëse ka një sërë arsyesh që mund të ndodhë kjo, nëse keni shumë hapësirë ruajtëse dhe jo aplikacione të panumërta, por po i shihni ato të dalin jashtë funksioni, mund të keni një virus.
Mbinxehje
Është normale nëse ndodh aty-këtu, por mbinxehja e shpeshtë mund të nënkuptojë se ‘malware’ po e konsumon shpejt RAM-in.
Mesazhe të padëshiruara
Është si posta e padëshiruar. Nëse merrni ankesa nga miqtë se u dërgoni lidhje të rrezikshme, ndoshta duhet ta shikoni.
Si të hiqni virusin nga një iPhone
-Pastroni historinë tuaj përmes cilësimeve.
-Shkoni te cilësimet, shkoni te Apple ID, pastaj iCloud. Zgjidhni rezervimin më të fundit.
-Shkoni te “Cilësimet”, zgjidhni “Përgjithshme”, pastaj “Rivendos” dhe “Fshi të gjithë përmbajtjen”. Rivendosja në fabrikë është zgjidhja e fundit.