Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR ka bërë të ditur se po kryen aksion për largimin e automjeteve që kanë mbetur në rrugët në veri.
Bëhet fjalë për lokacionin pranë Shkëmbit të Dudës, ku po vazhdojnë të qëndrojnë ende disa kamionë të djegur, që kanë shërbyer si barrikada.
Në disa fotografi të publikuara shihen se pjesëtarë të KFOR-it, të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe të Policisë së Kosovës tek lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Dudës”, ku pritet heqja e kamionëve të djegur./reporteri