Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Kjo është vizita e parë e Yuri Kim pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.

Kujtojmë se Kim luajti një rol aktiv në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku monitoroi vetë nga afër procesin e mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sa i përket vizitës së sotme të Yuri Kim në SPAK, nuk ka ende informacion se ku do të fokusohet dikutimi mes dy palëve. Sakaq ambasadorja pritet të takohet edhe me prokurorët e tjetër të SPAK-ut.

Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e datës 16 dhjetor duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë.

Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës./gazetaexpress