Një berber i njohur nga Kosova, i quajtur Riza Bajrami, ka treguar çmimet që paguajnë klientët VIP që shkojnë në sallonin e tij.
Bajrami tha se ka klientë të cilët kanë paguar edhe 500 euro për një qethje, por dhe më shumë.
“Të them të drejtën çmimet që janë momentalisht të ekspozuar në media janë prej qytetarëve që kanë ardhur te ne dhe kanë paguar.
Ka klientë që kanë paguar për një qethje 500 euro, 300, 200, varet. Nuk është diçka që ne detyrojmë klientët tanë të paguajnë këtë shumë.
Ka shumë klientë që kanë paguar dhe mbi 500. Ka klientë që vijnë nga Tirana, Prishtina dhe krejt trevat shqiptare.
Ata që vijnë te ne e dinë pse paguhet aq”, tha Bajrami në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews.